
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi Strategjik midis Institucioneve të Barletit dhe Qendrës Komunitare EIT në Shqipëri
10/06/2025Tiranë, Gusht 2025 – Barleti Medical Group ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Invest Medical Albania sh.p.k, një subjekt tregtar i licencuar për ofrimin e shërbimeve dhe konsultave mjekësore parësore.
Ky bashkëpunim ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të komunitetit nëpërmjet kujdesit mjekësor cilësor, promovimit të praktikave parandaluese dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta me organizata e shoqata mjekësore, si në fushën e kujdesit tradicional, ashtu edhe në shfrytëzimin e mundësive që ofron sektori shëndetësor shqiptar.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Barleti Medical Group do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, përfshirë vizita të specializuara, trajtime, ekzaminime dhe shërbime infermierike, duke respektuar standardet më të larta të cilësisë dhe etikës profesionale.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit të pacientëve ndaj shërbimeve shëndetësore cilësore, duke përforcuar misionin tonë për të afruar kujdesin mjekësor tek çdo individ në Shqipëri.
