“SHËNDETI PËR TË GJITHË”, STUDENTËT NJIHEN ME TEKNIKAT INFERMIERORE
July 25, 2024Klubi i Mjekësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, nën moton “Shëndeti për të gjithë” organizuan workshop nga studentët e programit të studimit “Infermieri”.
Studentë dhe të rinj nga Shkollat e Mesme të Tiranës, patën mundësinë e njohjes me teknikat infermierore të rëndësishme nën kujdesin e pedagogëve të fushës së infermierisë, duke prezantuar teknika si matja e shenjave vitale.
Pjesa kryesore e aktivitetit përfshiu matjen e tensionit, glicemisë, pulsit, grupet e gjakut, dhe shumë të tjera.
Studentët dhe të rinjtë e ftuar morën pjesë aktive në mësimin e këtyre teknikave duke i praktikuar ato në raste të thjeshta, duke krijuar një njohje më të mirë të procedurave infermierore themelore.